AMICI

Votamiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

23 gennaio 2013

Fingerfood mireseardhjeje - keshillohet te konsumohet me kembe




1) Kumbulla te thata me dhjame te tymosur (lardo di Colonnata) - recete qe ma keshilloi nje mike.

I vendosim kumbullat ne uje per gjysem ore.
U heqim berthamen.
I mbeshtjellim me feta dhjami derri dhe i pjekim ne furre per afro 10 minuta.
Jo te gjitheve u pelqen kombinimi i kripur-i embel, prandaj nese te ftuarit tuaj jane tradicionaliste ne shije ju keshilloj te mos ua sevirni.




2) Cheesecake te kripura (shume te ngjashme me cheesecake japoneze)

Per rreth 15 cope:

nje pako biskota te kripura te markes TUC
gjalp ne temperature ambjenti

2 veze
200 gr gjize
100 gr djathe kremoz i tipi philadelfia
Kripe
Piper

Per zbukurim:
 
70 gr  djathe kremoz i tipit philadelfia
1 luge pana
hudher gjarpi

Pergatitja:
ndjekim te njejten procedure si per cheesecake-un e embel.
I therrmojme biskotat Tuc dhe i perziejme me gjalpin.
I vendosim duke ushtruar pak force me gishterinjte ne format e cupcakes.
Ndezim furren ne 150°C.
Rrahim me tel kuzhine gjizen. I shtojme djathin kremoz, vezet dhe piperin.
E hedhim kete mase mbi biskotat e therrmuara dhe i pjekim per afro 15 minuta.
Me pas i leme 5 minuta te tjera te ftohen.
Rrahim me tel kuzhine djathin kremoz bashke me panen. Zbukurojme cheesecakes-at e vegjel me pufka djathi dhe hudher gjarpri te grire imet ose majdanoz.



3) Tarte Tatin me speca te kuq
Tarte Tatin-in Ballakumja ju keshillon ta shoqeroni me salce kosi dhe arra 
Abinimi mjalte-trymez i heq shijen e forte specit duke i dhuruar delikatese. Por nese e deshironi akoma me teper delikate, mund te eliminoni hudhren nga receta.
Perberesit per 4 persona:
nje pete pasta sfoglia
2 speca te kuq
nje luge e vogel mjalte
trymez e fresket
kripe
vaj ulliri
piper
1 thelb hudher

Pergatitja:
I qerojme specat dhe i presim ne shirita te trashe.
Qerojme gjithashtu edhe hudhren dhe e grijme ne feta te holla. Ngrohim pak vaj ulliri ne nje tigan dhe i shtojme ne fillim fetat e hudhres dhe me pas shiritat e specit. I kriposim, i hedhim nje luge mjalte dhe i aromatizojme me trymez te fresket. 


I veme kapakun tiganit dhe i leme te gatuhen ne zjarr te ulet per afro 10-15 minuta, derisa specat te zbuten.
Me pas i heqim nga zjarri dhe i leme te ftohen.
Ndezim furren ne temp. 200°C.
Pasi tigani eshte ftohur e mbulojme me peten e pasta sfoglias. E lyejme siperfaqen e petes me pak qumesht.

E pjekim ne furre per afro gjysem ore, derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur. 
Me pas e permbysim dhe e servirim me gjize te sperkatur me spec te kuq por mund te serviret edhe vetem me salce kosi.

Krostata e permbysur me qepe dhe hudhra te karamelizuara

Perberesit: 

2 pete pastasfoglia me te njejtin diameter te tiganit
50 gr gjalp
75 gr djathe grana i grire
gjysem kg qepe te njoma (vetem pjesa e bardhe)
12-15 thelba hudher
1 luge sheqer
1 luge uthull balsamike
nje luge trumez e fresket
kripe
piper i zi

Pergatitja:
hapim nje pete pastasfoglia. E lyejme me gjalp dhe e sperkatim me djathe te grire, duke lene pa lyer bordet. I shtrojme siper peten tjeter dhe ushtrojme pak force me okllai ne menyre qe petet te ngjiten me njera-tjetren. E mbeshtjellim peten me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per gjysem ore.  
Ndezim furren ne temperaturen 190°C.


Nderkohe veme ne zjarr nje tigan dhe shkrijme gjalpin. I shtojme qepet dhe hudhrat dhe i skuqim per pak minuta. Me pas i sperkatim me sheqerin dhe e rrisim temperaturen e zjarrit. Sapo sheqeri te filloje te karamelizohet i shtojme uthullen balsamike, 3 luge uje, trumzen e grire dhe pak kripe e piper. E mbulojme pjeserisht me kapak tiganin dhe e leme te gatuhet per rreth 8 minuta, derisa qepet te fillojne te zbuten.
Pasi qepet te jene ftohur i shtrojme siper peten e pastasfoglias dhe ushtrojme presion tek bordet e tiganit qe peta te ngjise. E fusim tiganin ne furre dhe e pjekim per 25-30 minuta derisa brumi te fryhet dhe skuqet. 
Para se ta permbysim  torten e leme 10 minuta te ftohet.


4) Salce kosi dhe arra

Kos grek i trashe
Arra
Vaj ulliri
Scalogno ne italisht (http://it.wikipedia.org/wiki/Allium_ascalonicum), nje lloj qepe/hudhre
Kripe

Perziejme kosin me arrat e thyera, scalogno-n e grire shume imet dhe kripen. I hedhim vaj ulliri te nje cilesie shume te mire.


5) Biskota me djathe parmigiano reggiano

Perberesit per 4 persona:

100 gr miell
100 gr gjalp
100 gr djathe parmigiano reggiano i grire
1 veze
Gjysem luge e vogel maje birre pluhur
Kripe
Piper

Pergatitja:
Hedhim ne nje tas miellin, kripen, piperin, majen e birres dhe djathin e grire.
I shtojme gjalpin e prere ne copa te vogla dhe i perziejme te gjitha bashke.
Mases i shtojme vezen dhe formojme nje brume si per biskota.
E mbeshtjellim me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per afro gjysem ore.
Pas kesaj kohe e hapim ne pete me trashesi rreth 1 cm dhe presim biskotat sipas formes se deshiruar.
I pjekim ne furre ne temp. 180°C per afro 10-15 minuta.

Keto biskota Ballakumja ju keshillon t’i shoqeroni me salcen franceze, tapenade me ullinj 

6) Tapenade me ullinj

Perberesit:
300 gr ullinj te zinj ose jeshile
40 gr kaperi
6 cironka te konservuara
1 thelb hudher
Vaj ulliri

Pergatitja:
U heqim berthamat ullinjve dhe lajme me uje te bollshem kaperit. I grijme shume imet me thike te gjithe perberesit ose i kalojme ne mixer. Ne fund i sperkatim me vaj ulliri te nje cilesie shume te mire.



7) Chutney (tip reçeli) per te shoqeruar djathin (parmigiano reggiano ose tip tjeter te stazhonuar), ose per te shoqeruar nachos ne raste joformale. Kete chutney e provova para disa javesh ne nje darke dhe i kerkova te zonjes se shtepise te me tregonte receten.

Perberesit:
200 gr kungull i verdhe
1 luge e gjysem sheqer integral
Nje maje luge spec djeges
nje luge e vogel xhinxher i fresket
50 ml uthull balsamike
Kripe

E presim kungullin e verdhe ne kubike te vegjel dhe e sperkatim me kripe. E leme menjane te marinohet per afro 6 ore.
Pergatisim nje dressing me 50 ml uthull balsamike, nje luge e vogel xhinxheri te grire dhe nje maje luge spec djeges pluhur.
E vendosim kungullin ne nje tenxhere dhe i shtojme dressing e mesiperm.
I ziejme per afro 1 ore ne zjarr te ulet. Ne mes te kohes se gatimit i shtojme sheqerin duke e perzier me delikatese. Ne fund i shtypim kungujt me pirun.  


Pjatat e para

1) Palaçinka me radhiqe, djathe gorgonzola dhe speck


Palaçinka te mbushura 

Perberesit per palaçinkat (6 persona):
2 veze
30 gr gjalp ne temperature ambjenti
100 gr miell
1/4 e litrit te qumeshtit
kripe me sy, sdq me pak se nje luge e vogel 

Salce beshamel e blere apo e gatuar vete sipas recetes qe mund ta gjeni ketu
djathe parmigiano reggiano
speck i prere ne feta te holla
1 radhiqe
100-150 gr djathe gorgonzola
pak qumesht
kripe
piper

Rrahim me tel kuzhine ose rrahes elektrik gjalpin, qumeshtin dhe kripen. Ne nje tjeter tas rrahim vezet dhe ia shtojme mases se mesiperme. I rrahim   derisa te formohet nje mase e lengshme dhe homogjene. Kete mase e vendosim ne frigorifer per gati 1 ore. Nxehim nje tigan ne zjarr dhe e lyejme me nje cope gjalp. 

Me ndihmen e nje garuzhdeje hedhim pak nga kjo mase ne tigan dhe e shperdajme duke e levizur. Duhet te jeni shume te shpejte ne shperndarjen e mases! E skuqim per  pak sekonda nga nje ane dhe e kthejme nga ana tjeter me ndihmen e paletes se kuzhines ose duke e fluturuar ne ajer.

Vazhdojme me mbushjen: 
pastrojme radhiqet dhe i presim ne copa te medha.
Ne nje tigan shkrijme pak gjalp dhe fergojme radhiqet. I leme ne zjarr per gati 10 minuta derisa te zbuten. I kriposim, i peperosim dhe i leme menjane te ftohen.

Nderkohe presim djathin gorgonzola ne copa te vogla dhe e njomim me pak qumesht. E shtypim me pirun qe te formohet nje lloj kremi. Kete krem ia shtojme radhiqeve kur keta te jene ftohur.

Mbushim palaçinkat me kete perberje dhe i palosim me dysh ose katersh.
I rendisim ne nje tave balte te cilen e kemi lyer me gjalp.
U hedhim siper salcen beshamel dhe djathin e grire.
Mbi cdo palaçinke vendosim nga nje fete speck dhe i pjekim ne temperaturen 200-220°C per gati 15 min.
I servirim te ngrohta e te shoqeruara me vere te bardhe (per ato qe jetojne ne Italia do te sugjeroja vere te bardhe te zones se Friulit ose te Trentino-Alto Adige pasi speck-u dhe radhiqet jane tipike te ketyre 2 zonave) 




Berxolle derri me gorgonzola te shoqeruara me radhiqe furre


Perberesit per 2 persona:

2 berxolla derri
100 gr gorgonzola
gjymes gote vere e bardhe
1 radhiqe
kripe 
piper
vaj ulliri

Pergatitja: 

skuqim ne vaj berxollat, te cilat me pare i kemi kriposur dhe peperosur.  I shuajme me vere te bardhe dhe kur vera te avulloje i heqim nga tigani dhe i leme menjane.
Ne tigan hedhim gjysmen e mbetur te veres dhe sapo te filloje te ngrohet i shtojme gorgonzolen e prere ne copa te vogla. I kaurdisim ne menyre qe gorgonzola te shkrihet. Kur eshte shkrire plotesisht ne kete krem vendosim berxollat.
Radhiqet i lajme dhe i presim ne copa te medha, pa i kulluar. I vendosim ne nje tave. I kriposim dhe i vendosim ne furre per disa minuta, gati 10-15 minuta. Para se t'i servirim i sperkatim me vaj ulliri dhe piper te zi.

2) Palçinka me kerpudha dhe salsiçe - ndiqet e njejta procedure si mesiper, ndryshon vetem mbushja. 



Si pjate e dyte: role e mbushur me presh dhe arra, shoqeruar me salce pana, patate Hasselback dhe sallate ne uthull balsamike


Role e mbushur me presh dhe arra 

Perberesit per 8 persona:

afro 2 kg fileto derri (muskujt e derrit jane pak te veshtire per t'u hapur si flete libri, prandaj ju keshilloj t'i kerkoni kasapit t'ju pergatise per rolè)
5-6 presh
2 grushta arra
2 grushta parmigiano reggiano i grire
kripe
piper
nenexhik
vaj ulliri
gjalp 
1 tufe majdanoz 
2-3 gota vere e bardhe

Pergatitja:

pergatisim fillimisht mbushjen. Grijme imet preshte dhe i skuqim ne vaj ulliri.
Ne mixer hedhim arrat, djathin parmigiano reggiano dhe majdanozin dhe i grijme. 
Bashkojme te dyja masat dhe i rregullojme me kripe, piper dhe nenexhik. 
Hapim filetot e derrit. I kriposim dhe i lyejme me masen e mbushjes. I rrotullojme per t'i dhene formen e rolese dhe i kapim me kruajtese dhembesh ose me spago.
I skuqim filetot ne gjalp. I shuajme me vere dhe i pjekim ne furre per afro 1 ore e ca.
Me pas i leme pak te ftohen dhe i presim ne feta.Fetat duhet te jene sa me te holla!
Me lengun qe kane leshuar pergatisim salen me pana.

Salca me pana

125 ml pana
piper i zi
1 luge miell
1 luge gjalp

Ne nje tigan skuqim miellin ne gjalp. E kaurdisim derisa te ndryshoje pak ngjyre dhe e shuajme me lengun e rolese.
Ne fund i hedhim pana dhe piper te zi.  
Kete salce ia hedhim fetave te mishit.


Patate Hasselback

I qerojme patatet dhe i presim si fisarmonike. I vendosim ne nje tepsi te lyer me vaj dhe i pjekim per afro 30 minuta ne 230°C. Me pas i nxjerrim nga furra dhe i sperkatim me buke te grire, pak kripe, pak gjalp dhe djathe te grire te tipit parmigiano reggiano. I rivendosim ne furre per 20 minuta te tjera ose derisa patatet te marrim ngjyren e arte te pjekjes.

Sallate ne uthull balsamike

Sallate jeshile
Finoke
Vaj ulliri
Uthull balsamike
Kripe
Piper

And the last but not the least: GATEAU OPERA….ne fakt nuk eshte tamam receta origjinale por nje recete tejmase e thjeshtezuar nga Ballakumja. sdq shume velitese pasi permban nje sasi te madhe gjalpi. I kam premtuar vetes qe do ta rigatuaje duke eliminuar nje pjese te gjalpit sipas versionit te pastiçerit Torreblanka por derisa te behem mbare shijoni versionin tim, qe sigurisht eshte me i thjeshte se i Torresblankes :)


Gateau opera e Ballakumes

Perberesit per nje tepsi me diamenter 26 cm

Per bazen e tortes:

6 veze
72 gr gjalp
240 gr sheqer
155 gr bajama te reduktuara ne miell
60 gr miell
sa te kapin gishtat miell

per shurupin:

125 gr sheqer
250 gr uje
1/4 shkop vanilje
6 gr. kafe e tretshme

per chocolate ganache:

300 ml pana per embelsira
350 gr çokollate e erret 60% kakao

Per kremin me gjalp:

330 gr gjalp ne temperature ambjenti
330 gr sheqer
1 dl uje
4 te verdha vezesh

Pergatitja:

nje nate perpara perfundimit te tortes, pergatisim shurupin. Hedhim ne nje tenxhere sheqerin dhe ujin dhe i vlojme derisa shurupi te trashet, si sherbet bakllavaje.
Sapo te jete ftohur pak i hedhim kafen e tretshme (une i hodha caffè solubile Hag), vaniljen dhe i perziejme. E leme shurupin te pushoje per afro 12 ore.
Te nesermen pergatisim bazen e tortes. Ngrohim furren ne temp. 160°C. 
Shkrijme gjalpin. 
Rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje mase te zbardhur. 
Veç rrahim te bardhat e vezeve.   
Perziejme miellin me bajamet dhe kripen. Ia shtojme mases me te verdhat e vezeve.
Me pas kesaj mase i shtojme gjalpin e shkrire dhe ne fund te bardhat e rrahura.
E hedhim masen ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe miell dhe e pjekim ne temp. 160° C per afro 40 minuta (beni proven e kruajteses se dhembeve).

Per pergattijen e kremit:

ne nje tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin dhe e vendosim ne zjarr derisa te arrijne temp. 120°C.
Nderkohe rrahim te verdhat e vezeve. U hedhim pak e nga pak sherbetin dhe i rrahim derisa kremi te ftohet.
Ne fund i shtojme gjalpin dhe e perziejme me xhiro te ngadalta.

Per chocolate ganache:

vlojme panen dhe ia hedhim çokollates se therrmuar. 
E perziejme derisa çokollata te shperbehet plotesisht. Sipas deshires mund te aromatizohet me cream whisky, rum apo pije tjeter. 

Shtrimi i tortes:

e presim bazen ne tre pjese. 
Lyejme te treja bazat me shurupin dhe i vendosim njera siper tjetres, duke shtruar ne mes se seciles kremin e gjalpit. Ne fund e mbulojme me ganache çokollate dhe e sperkatim me kakao.

Nessun commento:

Posta un commento