AMICI

Votamiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

23 gennaio 2013

Jufka dibre (të pregatitura në shtëpi)

Jufkat, ose petkat si i quajne ne shume qytete te Shqiperise, nuk jane gje tjeter vetem nje pete e holle brumi me veze, qumesht dhe miell, e rrotulluar rreth vetes dhe e prere ne copa prej te cilave perftohen keto makarona kaq te veçanta. Proçedura me pas kerkon qe te thahen ne diell dhe ne shumicen e rasteve pregatiten si zahire per stinen e dimrit.

 
Perberesit per rreth 1kg jufka dibre
  • 1kg miell
  • 8 te verdha vezesh + 1 veze e plote
  • rreth 200ml qumesht (me shume ose me pak, varet nga perqindja e thithjes prej miellit)
  • niseshte per lyerje
Ne tavolinen e punes vendosim miellin te cilit i hapim nje grope ne mes ku shtojme te gjitha vezet. E punojme brumin shume mire me dore dhe shtojme qumesht aq sa brumi te rezultoje si ai i byrekut. E leme te pushoje ne nje ambjent te ngrohte larg korrente te ajrit per rreth gjysme ore.
Pas kesaj, e ndajme ne 6-7 pjese dhe secilen prej tyre e hapim ne formen e nje pete te holle duke e lyer me niseshte ne menyre qe te mos ngjitet. E leme per disa minuta peten qe te thahet, maksimumi 15 minuta, e rrotullojme rreth vetes dhe me ndihmen e nje thike shume te mprehte e presim ne fije te holla (trashesia sipas deshires) te cilat i hapim me dore. I vendosim jufkat te thahen mbi nje pecete te paster ne diell dhe i ruajme ne nje qese ose kuti hermetike.

Nessun commento:

Posta un commento